Moti

TIRANA WEATHER

Flash

SKANDALI/ Konsulli shqiptar në Maqedoninë e V. fton shqiptarët të votojnë kandidatin maqedonas për president













Konsulli shqiptar i nderit në Maqedoninë e Veriut, Imer Selmani ka mbajtur dje një fjalim në fushatën e kandidatit maqedonas për president Stevo Pendarovski. Në një mënyrë të paprecedentë, ai u ka bërë thirrje shqiptarëve të Iliridës, që për president të votojnë kandidatin e qeverisë, Stevo Pendarovskin. 
Kjo gjë ka irrituar pa masë kandidatin shqiptar për president, Blerim Rekën, i cili përmes një shkrese i ka paraqitur një notë proteste Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në shkresë thuhet: 


Notë proteste Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Blerim Reka, kandidati i pavarur në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar në lidhje me përfshirjen në fushatë të Imer Selmanit, Konsullit të Nderit të Republikës së Shqipërisë me seli në Manastir.Në konventën e kandidatit të LSDM-së, që u mbajt mbrëmë në Shkup, Imer Selmani me fjalimin e tij qendror prezentoi dhe mbështeti kandidaturën e Stevo Pendarovskit, me çka u përcaktua politikisht, ndërkohë që ushtron funksion konsulor.“Keqpërdorimi politik i pozitës së Konsullit të Nderit të Republikës së Shqipërisë, për interesa personale, nuk i bën nder as Republikës së Shqipërisë, as Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe as qytetarëve të këtij vendi”, vlerësojnë në Shtabin e prof. Blerim Rekës.Për shkeljen në fjalë, kandidati i pavarur, prof. Blerim Reka, do të kërkojë takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Z. Fatos Reka, kurse nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë do të kërkojë shkarkimin e Imer Selmanit nga pozita e Konsullit të Nderit.




Imer Selmani u emërua konsull nderi i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, në fillim të këtij viti.



No comments