Moti

TIRANA WEATHER

Flash

Shqiptarët e Iliridës votojnë shqip


Nga Xhildinho Ozuni

Asimilimi politik ka qënë dhe është një nga fenomenet që sllavomaqedonasit përdorin për të goditur shqiptarët e Iliridës, duke përfituar edhe nga gjëndja e tyre sociale dhe ekonomike. Edhe pse shqiptarët e Iliridës janë komb shtetformues, ata për fat të keq nuk i fitojnë disa të drejta elementare dhe madje në disa raste krahasohen njësoj me minoritetet e tjera në Maqedoninë e Veriut.
Disa nga partitë politike që cilësohen si shqiptare në Maqedoni kanë bërë fare pak për t'i ndërgjegjësuar shqiptarët apo për të ndaluar asimilimin e tyre në heshtje, kjo pasi këto grupime partiake kanë përfituar shuma monetare në dëm të interesit të shqiptarëve. Dhe këtë ne e shohim sot, teksa në zgjedhjet presidenciale dy parti që cilësohen shqiptare mbështesin kandidatin sllavo-maqedonas të qeverisë 'Zaev'. 

Partia BDI e Ali Ahmetit dhe PDSH e Menduh Thaçit, në koalicion me partinë qeverisëse LSDM të kryeministrit Zoran Zaev, në tubimet e organizuara nëpër qytete kanë ftuar shqiptarët të votojnë për kandidatin për president, Stevo Pendarovski. Pra, që këtu shihet se si po ndodh asimilimi politik i shqiptarëve. Nga ana tjetër, fajtore për këtë asimilim të shqiptarëve në Iliridë është edhe Tirana zyrtare, e cila gjithmonë bën një sy qorr dhe një vesh shurdh për të tilla raste të ngjashme.
Megjithatë, në garën për president kandidon edhe një shqiptar, akademiku i njohur Prof.Dr. Blerim Reka. Ai garon si kandidat i pavarur megjithëse është mbështetur fuqimisht nga partitë shqiptare Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës dhe Lëvizja Besa e Bilal Kasamit. Nga Kosova, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit është angazhuar me të gjitha forcat për t'i dhënë një shtysë përpara kandidatit shqiptar. Nga Shqipëria, asnjë forcë politike nuk ka marrë përsipër të mbështesë shqiptarin Blerim Reka.
Unë besoj se shqiptarët do të bëjnë diferencën dhe se e kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe ai është Blerim Reka. Ata duhet të tregojnë se nuk janë as 20% e as 30% por janë komb shtetformues i barabartë me sllavomaqedonasit.
Sot mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Shqiptarët votojnë SHQIP🇦🇱️, për një jetesë më të mirë, të ardhura më të mira dhe përfaqësi reale që flet SHQIP🇦🇱️.
Numri 1 është SHQIP🇦🇱️ , numri 1 është Blerim Reka🇦🇱️. Voto 1!!🇦🇱

No comments