Moti

TIRANA WEATHER

Flash

VIDEO/ Kjo është fuqia ushtarake e Shqipërisë sot, në kohët e saj më të errëta






Ndoshta keni dëgjuar të paktën një herë të thonë se “vërtet komunizmi kishte 1 mijë të zeza, por fuqia ushtarake e Shqipërisë ishte..e madhe”. Ndoshta këtu ka diçka të vërtetë. Fuqia ushtarake e Shqipërisë sot, vend anëtar i NATO, është qesharake në krahasim me disa nga vendet e botës.

Sipas një renditje prej 137 shtetesh në botë, Shqipëria zë vendin e 92-të për nga fuqia ushtarake, duke u renditur përkrah shtetesh si Mongolia, Sri Lanka, Kirgizstan, që janë “më të fortë” se ne dhe Uganda, Taxhikistani e Çadi të cilat renditen fill pas nesh. 

Në rajon, Shqipëria renditet e dyta pas Serbisë, e cila në rank global mban vendin e 79-të, më pas vjen Mali i Zi në vendin e 119-të, Maqedonia e 121-të ndërsa Bosnjë Hercegovina e 123-ta. Në krahasim me 1-2 vite më parë, Shqipëria ka humbur rreth 4 pozicione në renditjen botërore. 

Sipas “Globalpower” e cila ka përdorur të dhëna nga CIA.gov, CIA World Factbook dhe Wikipedia.com për të ndërtuar listën, vendin e parë për nga fuqia ushtarake e zënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ndjekur nga Rusia, Kina dhe në vend të katërt, India. Ndërkohë që "Top 10" vijon me Francën në vendin e 5-të, Japonia e 6-ta, Korea e Jugut e 7-ta, Mbretëria e Bashkuar në vendin e 8-të, Turqia e 9-ta dhe Gjermania e 10-ta.

Video e mëposhtme tregon kapacitetin ushtarak që disponon Shqipëria:




No comments