Moti

TIRANA WEATHER

Flash

Partia e Gjukanoviçit kërcënon shqiptarët e Tuzit: Do ketë procedime penale për shfaqjen e mbrëmshme



















Duket se festa e shqiptarëve të Malësisë në Tuz, mbrëmjen e djeshme nuk i ka pëlqyer aspak qeveritarëve të Malit të Zi. Ditën e sotme, Partia Demokratike e Socialistëve ka reaguar përmes një deklarate ku festimin e mbështetësve të Forumit Shqiptar në Tuz, e cilëson një incident të shëmtuar që minon konceptin e administratës shtetërore të Malit të Zi.

Partia e presidentit malazez Milo Gjukanoviç shkon më tej teksa thotë se këto shfaqje të tilla nuk do të përsëriten më jo vetëm në Tuz, po në asnjë pjesë të Malit të Zi. Në deklaratë thuhet se disa persona(shqiptarë) do të procedohen penalisht, pasi organizuan disa tubime antikushtetuese. 

Ditën e djeshme, Forumi Shqiptar, nën moton "Malësia na bashkon",  i përbërë nga tre partitë shqiptare fitoi zgjedhjet lokale në Tuz, ku rreth 50 % e banorëve votuan për kandidatin Nik Gjeloshaj. Shqiptarët, gjithashtu fituan edhe 16 nga 32 vende në këshillin parlamentar të Tuzit. Ndërsa, festa kuq e zi nuk mungoi në rrugët dhe lokalet e qytetit, ku shqiptarët dhuruan një atmosferë mbresëlënëse. 






















No comments