Moti

TIRANA WEATHER

Flash

"Tradhëtarët, zuzarët, hajdutët, spiunët dhe kolaboracionistët e armiqve i kemi këtu"









Rreth 29 vjet më parë shpresonim se fati jonë do të ndryshonte për mirë, por ishim totalisht gabim sepse gjithçka u bë më keq seç ishte. Pas rënies së monizmit në krye të vendit erdhën njerëz me shumë fytyra, monstra e gjakpirësa që do rrisnin kapitalin e tyre, do shkatërronin e do rrënonin gjithçka që do u dilte përpara, 'hiena' që do shqyenin të gjallë rininë shqiptare, hajdutë e shfarosës që vodhën në masë shqiptarët, armiq të përbetuar të celulave antishqiptare me qëllime të caktuara dhe gjithçfarë lloji e soji.

Misioni i tyre i zi vazhdon edhe sot, janë po ato fytyra, fytyra ëngjëllore me duar të larë me gjak, kanibalë të lindur për të varrosur Shqipërinë, maskarenj që shesin dhe falin detin dhe tokën e shenjtë arbërore, të paskrupuj që hapin varre të pushtuesve dhe thyejnë varrezat e shqiptarëve, të pangopur, batakçinj dhe albanofob.
Nesë ju i shihni të ndarë në pozitë e opozitë, unë i shoh të bashkuar, veçse ndryshojnë vendet. Ja kështu bëjnë në këto 29 vite. Armiq me shqiptarët dhe miq me anti-shqiptarët, këta janë të babëziturit që përlyen e përçudnojnë figurat kombëtare, i përbaltin sepse ky është synimi i tyre i errët.

No comments