Moti

TIRANA WEATHER

Flash

Thellohet skandali i varrezave serbo-malazeze në Shkodër, bashkia u ka dhënë lejen








Ditë më parë, emisioni i gazetarit të njohur Marin Mema, "Gjurmë Shqiptare" hodhi dritë mbi skandalin e një memoriali, që qarqe të caktuara ekstremiste serbo-malazeze kanë ngritur në periferi të qytetit të Shkodrës, për të përkujtuar ushtarët serbo-malazezë të vrarë rreth viteve 1912-1913. Në këto vite, forcat serbo-malazeze u dyndën në Shkodër dhe e rrethuan qytetin, pasi arritën të mposhtnin forcat e P. Osmane. Por qyteti i Shkodrës kishte një popullësi shqiptare, kështu forcat serbo-malazeze filluan spastrimin etnik në formë genocidi ndaj shqiptarëve.






Sot, shoqatat serbo-malazeze dhe kryetarë partish ekstremiste në Serbi pasi kanë përfunduar me sukses ndërtimin e disa kryqeve me përmasa të mëdha, në fshatrat rreth Shkodrës, po tentojnë të fillojnë ndërtimin e varrezave të ushtarëve pushtues, ashtu siç filloi ndërtimi i varrezave të ushtarëve grekë në Boboshticë vite më parë, duke vepruar në fshehtësi të plotë. "Moraca-Rozafa" është e njohur si shoqata e minoritetit serbo-malazez në Shqipëri, e cila ka marrë përsipër ndërtimin e varrezave të ushtarëve serbo-malazezë.











Disa banorë të fshatit Gajtan, aty ku po ndodh ky skandal, thonë se kanë parë edhe përfaqësues të këshillit bashkiak të Shkodrës, së bashku, duke drekuar me pjestarët e shoqatave serbo-malazeze si dhe me një prift serb, që kërkojnë ndërtimin e varrezave. Sipas banorëve, ky skandal është edhe më i madh. Banorët thonë se këto organizata serbo-malazeze kanë derdhur shumë parash në bashkinë e Shkodrës, për të arritur qëllimin e tyre.

Një prej banorëve shprehet:


Pasi pamë njërin prej këshillit bashkiak të Shkodrës duke drekuar me ta, nuk ka pikë dyshimi se në këtë skandal ka dorë bashkia. Shfaqje të tilla nuk do t'i tolerojmë, shpresojmë mos të na arrestojë policia. Në këtë vend nderohen edhe pushtuesit. Skam fjalë! 

No comments