Moti

TIRANA WEATHER

Flash

Ushtria e Kosovës, edhe Turqia del kundër


Shtetet anëtare të NATO-s kanë qëndrime të ndryshme për sa i përket krijimit të ushtrisë së Kosovës të paralajmëruar për në 14 Dhjetor. Disa janë krejtësisht kundër, kurse pjesa më e madhe janë pro, edhe pse disa kanë mendime të ndryshme për sa i përket mënyrës se si duhet krijuar.
Një pjesë e madhe e shteteve mike kërkojnë që Kosova ta bëjë këtë me ndryshime kushtetuese, ku një gjë e tillë është e vështirë pasi kërkohen edhe 2/3 e votave të serbëve.
Gazeta Express ka arritur të sigurojë një dokument ekskluziv ku shprehet qëndrimi i secilit shtet për këtë çështje. Sipas këtij dokumenti Kroacia e Mali i Zi janë dy prej shteteve që e përkrahin pa kushte ushtrinë, duke mos kërkuar ndryshime kushtetuese.
Ndërsa Spanja, një nga vendet që ende s’e njeh pavarësinë e Kosovës i ka kërkuar NATO-së që nëse ushtria formohet atëherë duhet ndërprerë çdo ndihmë e mundur ndaj Forcave të Armatosura në vend, në mënyrë befasuese edhe Turqia e konsideruar një vend mik, nuk është shprehur shumë entuziaste për këtë vendim të qeverisë së Kosovës për krijimin e ushtrisë në vend në 14 dhjetor. Ankaraja i ka kërkuar Prishtinës që të mos marrë vendime të nxituara. 

No comments