Moti

TIRANA WEATHER

Flash

Studenti degjeneron Edi Ramën: Të ka hyrë frika në palcë o 'what the fuck'




Në ditën e nëntë të protestës së tyre, studentët kanë vendosur të dynden drejt Parlamentit shqiptar, aty ku rreth 3 vite më parë qeveria "Rama 1" miratoi ligjin 'famëkeq' të arsimit të lartë.
Protesta e studentëve para Parlamentit duket të jetë e qetë, ndërkohë brenda në "çerdhen e politikanëve" kjo çështje ka qënë kryesorja.
Studentët kërkojnë vënien në zbatim të 8 kërkesave që kanë përpiluar drejtuar kryeministrit Rama. 

Ata, që nga pasditja e së martës e kanë përshkallëzuar protestën pasi i vendosën kryeministrit, një afat për dhënien e përgjigjes për 8 kërkesat e tyre.
Studentët kanë disa ditë që vazhdojnë ta kalojnë natën para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit.
Në tubim nuk kanë munguar mesazhet drejtuar kryeministrit Rama, ku një prej studentëve të revoltuar që protestojnë para Kryeministrisë i është shprehur:
Kur dolëm në protestë për herë të parë, na quajte shpellarë, ngelsa e lloj lloj banaliteti përdore. Kur protesta arriti kulmin u zbute pastaj dhe fillove të na bëje qejfin. Pse? Sepse ty të ka hyrë frika në palcë o 'what the fuck'.







No comments