Moti

TIRANA WEATHER

Flash

Studentë, përdorni forma të tjera të përshkallëzimit!











Nga Xhildinho Ozuni 


Kanë më shumë se një javë që protestojnë për të drejtat e tyre; kanë përpiluar rreth 8 kërkesa drejtuar kryeministrit Rama ndërsa ky i fundit kërkon negociata dhe dialog. Studentët, në ditën e 8-të të protestës shihen në dy grupime të ndryshme por kauza nuk ka humbur. Tanimë, më pak se shumica kanë vendosur të qëndrojnë para Kryeministrisë, ndërsa pjesa tjetër qëndron para Ministrisë së Arsimit.


Afati i fundit i caktuar për kryeministrin Rama, për dhënien e përgjigjes rreth 8 kërkesave që përpiluan skadoi dje në orën 16:00.
Nëse kryeministri nuk jepte një përgjigje zyrtare, studentët ishin të vendosur të përshkallëzonin situatën. Por ky përshkallëzim për fat të keq nuk është aq 'i frytshëm' sa qeveria të ndërgjegjësohet. Kjo situatë nuk e tremb qeverinë, përkundrazi e detyron atë të zbehë protestën studentore deri në përçarje të plotë të saj, duke përdorur 'studentë' të FRESSH-it.


Situata duhet të eskalojë, të përdoren format e tjera të përshkallëzimit edhe për një arsye, për arrogancën e Edi Ramës, se si i trajton ata. Ato forma që përdoren në gjithë botën kur qeveria të hipën në kurriz, ato forma që përdori populli dhe studentët francez. Nuk ka rrugë tjetër.
Teatrin e kukullave me 'studentët' FRESSH-istë, që e demostroi mbrëmë në Top Channel nuk duhet t'ja falni. Ai aktrim që bëri ishte llumi i llumeve dhe tregon sa thellë është përlyer në maskaradën rilindase.

No comments