Moti

TIRANA WEATHER

Flash

Skandali/ 'Transparenca' e Qeverisë dekonspiron agjentët sekret të SHISH











Protesta e studentëve ka lënë në plan të dytë një lajm të shpërndarë me shpejtësi nga mediat ndërkombëtare, e që lidhet drejtpërdrejtë me sigurinë e dhjetra punonjësve të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe vetë kombit shqiptar.
‘The Independent’ publikoi në orët e pasdites së të shtunës një artikull me titull “Shqipëria, anëtare e NATO-s publikon të dhënat sekrete në rrjet”. Artikulli i referohet publikimit në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave të të dhënave diskrete të ‘spiunëve’ shqiptarë, jo vetëm brenda vendit, por edhe në Serbi, Greqi dhe vetë zyrat qendrore të NATO-s në Bruksel.
Duke cituar në kushte anonimati një agjent të CIA-s, ‘The Independet’ e cilëson këtë një amatorizëm që bëhet në kuadër të ‘transparencës’, ndërsa i referohet edhe deklaratës, po në kushte anonimati të një zyrtari shqiptar të SHISH.
“Ne jemi të detyruar sipas rregullores së transparencës që të deklarojmë shpenzimet tona”, thotë ai për mediat prestigjoze britanike. Të dhënat e publikuara në faqen e internetit të Ministrisë së Financave japin numrin e kartës së identitetit të punonjësve të SHISH, arsyet se përse janë derdhur paratë për llogari të këtyre personave përgjatë 2018, e deri tek ‘emri’ i koduar, ose emri i vërtetë i agjentit në terren.

No comments