Moti

TIRANA WEATHER

Flash

RT: Serbia është e shqetësuar nga formimi i ushtrisë së Kosovës, kërkon mbështetje nga Rusia dhe Kina























Rrjeti mediatik rus RT i ka kushtuar një artikull formimit të ushtrisë së Kosovës dhe shqetësimit të Serbisë nga kjo gjë. Ndër të tjera rrjeti televiziv ndërkombëtar rus i njohur si RT dhe që financohet nga qeveria ruse shkruan:

Beogradi po kërkon mbështetje nga Rusia dhe Kina në kundërshtim me formimin e shpallur të ushtrisë në Kosovë, duke paralajmëruar se kjo mund të sjellë konflikt në Ballkan. Parlamenti i Kosovës do të votojë më 14 dhjetor për transformimin e forcave të sigurisë në një ushtri të rregullt. Serbia ka protestuar këtë lëvizje dhe ka kërcënuar masat hakmarrëse ndaj provincës së saj të mëparshme, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takua ndaras me ambasadorët rusë, kinezë dhe amerikanë në Beograd, të martën duke thënë se "provokimet e vazhdueshme" nga Kosova nuk i lënë zgjidhje tjetër Serbisë, përveçse të "mbrojë" pakicën serbe, njoftoi AP.Gjatë një takimi me ambasadorin rus Aleksandër Chepurin, Vuçiç i kërkoi atij të informojë Moskën "se dikush duket se po e shtyn qëllimisht Serbinë dhe rajonin drejt një konflikti". Ata diskutuan gjithashtu vizitën e ardhshme të presidentit rus në Serbi.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg diskutuan me telefon të enjten planin e vendit për të formuar një ushtri të re. Ky veprim është kundërshtuar fuqishëm nga Serbia dhe aleancat e saj. Ramush Haradinaj e siguroi Stoltenberg se tranzicioni nga forcat e sigurisë të Kosovës në një ushtri të rregullt do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me NATO./xhildinhozuni.cf

No comments