Moti

TIRANA WEATHER

Flash

Pse po dështon protesta studentore?!



Nga Vasmir Bogdani


Lindi si një revoltë kundër sistemit arsmior për VKM, kushte dhe tarifa kurse tani po përsëritet historia. Kur ra sistemi në 1990-tën nga lëvizja studentore, byroja e atëhershme politike PKSH tha që ka ardhur koha që të ndyshojmë ideologji dhe taktikë, duke çuar militantët e saj tek studentët, që të krijoheshe një parti demokratike, që do sillte pluralizëm në Shqipëri. 

Në një shkrim të Ramiz Alisë, ai thotë: "Shokë ka ardhur koha që ne të ndryshojmë ideologji dhe taktikë duke mos e humbur pushtetin nga dora, po atë ta trashëgojnë fëmijë tanë", ku shumë bukur dolëm dy parti, PD dhe PS, ku për 28 vjet akoma po na uzurpojnë dhe drejtojnë komunizmin e horrave moderne.

Sot në 2018 po përsëritet historia, partitë komuniste moderne kanë kuptuar, që u ka ardhur koha të zhduken dhe nga kush më mirë mund ta trashëgojnë pushtetin se sa militantët e tyre, që po ndërhyjnë në protestë. E gjitha kjo po bëhet për të vetmen arsye, atë të krijimit të një fryme të re politike e frymëzuar nga horrat. Pushtetin po e kalojnë në dorën e fëmijëve duke ndryshuar ideologji dhe taktikë por mbetemi e njëjta. What the fuck!!

No comments