Moti

TIRANA WEATHER

Flash

Protestës masive të studentëve do t'i bashkohen edhe "Tifozat Kuq e Zi"
















Përmes një statusi në faqen e tyre në Facebook, tifogrupi i njohur i kombëtares shqiptare "Tifozat Kuq e Zi" kanë njoftuar se do t'i bashkohen protestës së studentëve në Tiranë, rreth orës 16:00. Ata mbështesin kërkesat e studentëve dhe ftojnë gjithë shqiptarët t'i bashkohen kësaj kauze. 

Ndër të tjera TKZ njofton:

Tifozat Kuq e Zi nga të gjitha trojet etnike, kanë mbështetur me mendje e zemër kauzën e studentëve. Prandaj, sonte nga ora 16.00 bashkohemi edhe fizikisht me studentët protestues ne mbështetje të kërkesave të tyre.Bashkohu edhe ti!#mestudentet#osamireneqeneshqiptar#jeminje

E ndërkohë që studentët vijojnë protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit, ata kanë caktuar edhe afatin për kryeministrin Rama, për dhënien e përgjigjes rreth 8 kërkesave që ata kanë përpiluar, në të kundërt do të përshkallëzojnë situatën. Afati skadon në orën 16:00./xhildinhozuni.cf/

No comments