Moti

TIRANA WEATHER

Flash

Politika shqiptare 'fut kokën në rërë' kur vriten shqiptarët në Greqi




Vrasja tinzare e shtetasit shqiptar Petrit Zifle, rreth 2 ditë më parë në Korfuz nuk ka ngjallur asnjë reagim nga politika shqiptare. Aq më tepër, që shqiptari u ther si qen nga një nazist i "Agimit të Artë" dhe kur shkaku ishte etniciteti. Lëvizjet antifashiste në Korfuz e dënuan ngjarjen duke e quajtur një 'vrasje fashiste' e nacionalizmit ekstrem. Në mediat greke ka heshtje të plotë për këtë ngjarje ndërsa policia greke mundohet ta mbulojë duke e trajtuar si një sherr banal. Konflikti mes 63-vjeçarit Zifle dhe autorit nisi në një lokal të zonës. Sipas mediave vendase, 44-vjeçari ishte përfshirë në një bisedë me të pranishmit për çështjen e emrit të Maqedonisë duke marrë shkas nga marrëveshja mes dy vendeve. Ai ofendonte Maqedoninë dhe qytetarët e tjerë jo grekë. Në këtë pikë të debatit ndërhyri edhe shqiptari Petrit Zifle. Mes të dyve nisi konflikti, ndërsa 44-vjeçari e kërcënoi me vrasje. Për të ndarë sherrin ndërhynë klientët e tjerë që ndodheshin në lokal. Por, 44-vjeçari anëtar i “Agimit të Artë” ishte larguar dhe kishte shkuar të merrte armën. Ai i ngriti kurth 63-vjeçarit dhe e qëlloi për vdekje me çifte. Më pas trupin e tij e kishte hedhur në një kanal në anë të rrugës, që u gjet një ditë më pas nga kalimtarë të rastit. Banorët e zonës thanë se shqiptari Petrit Zifle jetonte prej vitesh në Korfuz dhe nuk kishte konflikte me askënd.
Heshtja e kastës politike shqiptare tregon sa e rëndë është gjëndja, tregon sa tradhëti ka në këtë mes dhe mbi të gjitha tregon se askush nuk do t'ja dijë për jetën e një shqiptari që edhe pa ditur rrezikun që i kanoset, mundohet me mish e me shpirt të sigurojë bukën e fëmijëve në shtetin më racist në botë./Xh.O

No comments