Moti

TIRANA WEATHER

Flash

"Mbajini larg maskarenjtë, politikanët dhe servilat e tyre", një këshillë e vyer e Marin Memës për studentët shqiptarë


































Sot, studentë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Arkitekturës dhe Urbanistikës dolën që prej mëngjesit në protestë kundër rritjes së tarifave arsimore nga qeveria. Së bashku, ata vijuan një marshim 
në rrugët e kryeqytetit me destinacion Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. 

Gjatë rrugës janë bërë me qindra, sepse atyre iu janë bashkuar edhe studentë të Universitetit të Tiranës, përkatësisht nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe ai i Drejtësisë.
Gjithashtu në protestë morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të opozitës.

Gazetari i mirënjohur Marin Mema, përmes një statusi në faqen e tij publike në Facebook, shpreh mbështetjen dhe përkrah fuqimisht protestën e studentëve. Ai ka dhe një këshillë të vyer për ta, teksa u kërkon të mbajnë larg turmës ata partiakë, që dje i shpërfillnin studentët dhe sot shfaqen sikur i mbështesin.

Gazetari shkruan:

Ne duhet ti mbështesim e ti përkrahim të arrijnë më të mirën, t'u krijojmë kushtet për të ndërtuar të ardhmen e jo ti largojmë prej saj !! Studentët kanë nevojë për oksigjen, krenari, drejtësi, mundësi, sepse ata janë Shqipëria e nesërme , vlera e shpirti i saj !! Mbajini larg shushunjat, ngjyrat, maskarenjtë, politikanët e servilët e tyre, të përlyerit që do kërkojnë të futen në turmë, shkelmojini, e mos I lejoni të afrohen sepse forca juaj është e pandalshme nëse ka ngjyrat e Shqipërisë e të askujt tjetër !!

No comments