Moti

TIRANA WEATHER

Flash

DETAJE/ I gjenden libra me përmbajtje anti-shqiptare grekut Panajot Barka

Në pikën kufitare të Kakavijës, që lidh Shqipërinë me Greqinë është ndaluar nga policia shqiptare, Panajot Barka. I njohur për retorikat ekstremiste dhe mbështetjes që i bën irredentizmit grek, Panajot Barka ka hyrë me disa libra anti-shqiptare, ku më pas do t'i shpaloste në Universitetin "Eqerm Çabej", në Gjirokastër, ku edhe është pedagog i lëndës 'Letërsia dhe Qytetërimi grek".
Sipas mediave thuhet se policia kufitare e ka mbajtur të fshehtë këtë ngjarje për disa ditë, ndërkohë që sot është zbuluar.
Nga 100 libra që tentoi të fuste në territorin shqiptar, rreth 20 libra flisnin për të ashtuquajturën "Vorio-Epir", pretendim territorial i grekëve për jugun e Shqipërisë. 

Përveç librave antishqiptare, që Panajot Barka kishte me vete, figuronin edhe disa pankarta që shkruanin: "Vorio-Epiri është tokë greke" si dhe bluza, ku mbrapa kishin hartën e jugut të Shqipërisë, që shprehte hapur irredentizmin grek me mbishkrimin "Vorio-Epiri". Dyshohet se në bagazhin e makinës janë sekuestruar nga policia edhe shumë flamuj grekë. Materialet e sekustruara janë dorëzuar në prokurorinë e Gjirokastrës, ndërkohë që Panajot Barka dhe gruaja e tij janë lënë të lirë. 

No comments