Moti

TIRANA WEATHER

Flash

Infermieri atdhetar ka një thirrje të fortë për studentët shqiptarë






















Ai njihet si infermieri rebel i Urgjencës së Tiranës, që denoncon me prova dhe fakte kushtet mizerabël të urgjencës mjekësore në kryeqytet. Frrok Bardhi është infermieri që nuk lodhet së punuari me profesionalizëm dhe që me përkushtimin e tij, pa ndrojtje ka qënë gjithmonë transparent duke treguar gjëndjen mjerane në të cilën ndodhet shërbimi mjekësor i Tiranës.

Atdhedashurinë, Frrok Bardhi e ka në gjak dhe çdo ditë bën thirrje që padrejtësitë ndaj shqiptarët të ndalen. Ai sot ka mbështetur edhe protestën që studentët e universiteteve publike po bëjnë kundër rritjes së tarifave. Infermieri atdhetar u bën thirrje studentëve që të mos pranojnë askëd të vjedhë protestën e tyre. 

Ndër të tjera ai shkruan:


Ky vend ka shpresë akoma. Studentë mos ndaloni, shpëtojeni këtë vend, është vendi i të parëve tuaj dhe i brezave qe do vijen. Ky vend është marrë peng nga hajdutët dhe antikombëtarët. Mos pranoni askënd të vjedhë protestën tuaj. Përzini çdo politikan që ju vjen në mesin tuaj. Ju lutem shpëtojeni Shqipërinë.

No comments