Moti

TIRANA WEATHER

Flash

Flamuri gjysëmshtizë i presidencës dhe shqiptarët e vrarë në Greqi














Nga Artan Hoxha

Lajmi se:"Presidenca ul flamurin kombëtar në gjysmështizë"...më zgjoi këtë mengjes. 
Heu thashë, me ne fund dikush nga shtetaret tane u be burreshtetas dhe u ngrit ne lartesine e detyres. 
Jetet e gjashte shqiptareve te humbura brenda 10 diteve te fundit ne Greqi, ne rrethana te pasqaruara, te ekzekutuar me arme zjarri nga policia greke dhe pjestare te Agimit te Arte, apo te aksidentuar ne menyre te dyshimte, shtuar ketu dhe shqiptarit te shtate, 18 vjecarit te ekzekutuar dje, mendova se e paskan mbushur kupen. Presidenti thashe me vete e paska ndare mendjen. 
Kupa u mbush dhe ai nuk mund te vazhdoje me duke shkelqyer me heshtjen e tij. 
Shtate jete shqiptaresh te humbura per dhjam qeni brenda kaq pak ditesh, jane nje bilanc i vertete lufte. 
Komandanti yne i Pergjithshem, qe shkel me kembe si askush tjeter cdo pellembe toke te ketij vendit, qe s'ka lene maje mali pa ngjitur, e paska bere si burrat. 
Nga ngjarja e Bularatit me 28 tetor 2018, e deri tani, ai ka bere deklarate zyrtare vetem per nje palo parrulle me beze te bardhe qe dy te pagdhendur e futen brenda radheve te tifozeve ne nje ndeshje futbolli ku shkruhej se:"Nje greke me pak, nje bastard me pak".
Asnje fjale me tej, as per RENEA-s qe asgjesoi pas kater oresh shkembimi zjarri nje terrorist te armatosur qe tentoi te ekzekutonte patrullen e  Policise se Shtetit, as per marrshimin e turpit antishqiptar te nacional-fashisteve greke. Epo kete radhe, pas gjithe ketyre menxyrave qe kane ndodhur dhe sidomos vrasja e djeshme e nje 18 vjecari shqiptar krejt te pafajshem ne Kavala, ia paska ngritur qimet perpjete. Ia paska vrenjtur vetullat. Ia paska mbushur me duf e inat shpirtin, aq sa i paska rene me grusht tavolines, sa eshte dridhur jo vetem kabineti i tij, ushtaret e Gardes te dera, por deri dhe dashamiresit e tij te lokali-lloto i Gaz Demit. Ka leshuar piskamen dhe u ka kerkuar te veteve te ulin urgjentisht flamurin e presidences ne gjysmeshtize. Te lajmerojne mediat se ai do dale te flase vence, si di ai te flase kur e kap inati. Le te heshte Rama si shurdh-memec se mos i prishet humori Ciprasit, le te heshte ministri i jashtem Bushati, le te kafshoje gjuhen shefi i opozites apo qytetari digital(qe s'lene gje dhe rast pa folur), por ai gardiani i kushtetutes nuk mund te mbyllte sy e vesh e te mos sokellinte per gjakun e pafajshem te bashkekombasve te tij derdhur padrejtesisht rrugeve te Greqise. 
Por lajmi aq shpresedhenes dhe krenarindjelles qe kisha pare pergjumesh ne ekranin e celularit kete mengjes, mu shemb sapo lava syte dhe mu kthjellua shikimi. 
Oh c'kob, cfare hipokrizie. 
Vertete flamuri kuqezi i presidences ishte ulur ne gjysmeshtize, por jo per shtate shqiptaret qe u kthyen me arkivol nga Greqia, por per Xhorxh Bushin(plakun) 93-vjecar qe nderroi jete nga nje semundje e rende...
Zoti ne qiell paste meshire per te gjithe bashkekombasit e mi...
sepse ne toke askujt nuk i behet vone per ne...

No comments