Moti

TIRANA WEATHER

Flash

Atdhetarët shqiptarë përplasen me grekët në New York, ndërpritet përkujtimorja për ekstremistin Kacifa





Grupi atdhetar  "Rrënjët Shqiptare", ditën e djeshme publikuan në faqen e tyre në Facebook, axhendën e një organizate greke, e cila do të mbante një përkujtimore për ekstremistin grek Kostantinos Kacifa që u vra në një shkëmbim zjarri me policinë shqiptare në Bularat. Kjo përkujtimore u vendos të mbahet në Brooklyn të New York-ut, në SHBA, ditën e sotme. 
Atdhetarët shqiptarë të irrituar nga kjo ngjarje morën iniciativën për t'ju kundërpërgjigjur organizatës greke me një tubim paqësor, e cila u thirr nga "Rrënjët Shqiptare"Grupimi atdhetar i shqiptaro-amerikanëve shkruajti: 
"Duke kërkuar që amerikanët shqiptarë të na bashkohen në një tubim paqësor për të denoncuar këtë kriminel. Kjo nuk duhet të ndodhë në shekullin 21 dhe veçanërisht në Amerikë. FEDERATA E ASOCIUAR E SHOQËRIVE LAKONIANE duhet të organizojë një ngjarje që nderon gratë dhe fëmijët e pafajshëm të vrarë nga qeveria greke që kryen genocid kundër popullit shqiptar të pafajshëm të Çamërisë dhe jo këtë kriminel i cili ka qëlluar kundër policisë sonë duke vënë në rrezik popujt."
Tubimi paqësor i shqiptaro-amerikanëve aktualisht është duke ndodhur në po të njëjtin lokacion, ku organizata greke po e mban këtë përkujtimore. Me pankarta në duar që shkruajnë: "Greqi kërko falje për 100 mijë shqiptarë të vrarë", "Greqia nuk mund të fshehë genocidin", "Epiri është shqiptar", "Katsifa terrorist", sipas informacioneve të fundit, shqiptarët e kanë ndërprerë përkujtimin e grekëve për ekstremistin Katsifa. 
Shqiptarët janë mbledhur në ambjentet e jashtme të godinës së organizatës dhe madje në një rast janë përplasur me grekët, pasi këta të fundit iu bënë thirrje të largohen. Ata akuzojnë grekët se mbështesin terrorizmin. Është dashur ndërhyrja e policisë. Për më shumë shihni fotot dhe videot e mëposhtme...



















Tubimi i shqiptaro-amerikanëve përpara lobit grek 









No comments