Moti

TIRANA WEATHER

Flash

Aktivisti i njohur thirrje kuksianëve: Dilni për të ardhmen e fëmijëve tuaj, bashkohuni me studentët


























Siç është njoftuar nga ata, sot pritet që studentët e universiteteve publike të realizojnë protestën më masive, ku sipas informatave do të mblidhen nga të gjitha fakultetet për t'u bashkuar më pas në orën 10:00 te Ministria e Arsimit.

Pas protestave të studentëve të Universitetit të Tiranës u organizuan gjithashtu edhe studentët e universiteteve publike në rrethe, të cilët u bashkuan nën të njëtat kauza. 

Nëpërmjet një statusi në Facebook, mbrëmjen e djeshme, aktivisti i njohur i çështjeve kombëtare Arben Kola, (i cili që prej ditës së parë është bërë pjesë e protestës së studentëve) iu bëri thirrje kuksianëve të dalin sot në protestë së bashku me studentët për të kërkuar një të jetesë më të mirë. Ndër të tjera, aktivisti Kola shkruan:

Thirrje të gjithë kuksianëve të vërtetë, nesër do jetë dita e revolucionit të vërtetë kundër kastës politike 27 vjeçare dhe bishtave të tyre. Bashkohuni me studentët dhe dilni në orën 12:00. Bllokoni urën e Kukësit. Dilni për të ardhmen e fëmijëve tuaj, papunësia, rritja e çmimit të naftës, grabitja e pasurive minerale dhe energjitike në Kukës, për dëmshperblimin e tokave të përmbytura.Ky asht shansi i fundit për mosbraktisjen e kësaj treve të mrekullueshme nga rinia e saj.

Veç protestës së studentëve, dje pati edhe disa protesta paralele kundër çmimit të naftës në Shkodër, Kavajë, Vaun e Dejës dhe në zona të tjera. Sipas parashikimeve kjo javë pritet të ketë mjaft protesta, që do e vënë në vështirësi qeverinë shqiptare./xhildinhozuni.cf/

No comments